Depututi i PS Erion Braçe, ka bërë një krahasim të protestës së 24 janarit 2026 të PD dhe ngjarjeve të 14 shtatorit 1998, ku në Tiranë u organizua një grusht i mirëfilltë shteti me protagonist Sali Berishën, i cili pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është po e njëjta ndërtesë ku janë zhvilluar të dyja ngjarjet dhe i njëjti qëllim për pushtet.
Ai thekson se atëherë përdorej antitanku mbi godinë, ndërsa sot molotov dhe fishekzjarrë mbi njerëzit e shtetit, dhe se askush nuk mbahet përgjegjës, si atëherë ashtu edhe sot.
’14 shtator 1998-24 janar 2026/ 28 vite me zjarr! I njëjti vend-bulevardi; E njëjta shënjestër-Kryeministria;
I njëjti qëllim-pushteti. I njëjti pretendent-srb 82. E njëjta mënyrë, me zjarr! I vetmi ndryshim;
Nga antitanku mbi godinën, tek molotovi dhe mitrolozi fishekzjarre mbi njerëzit e shtetit! Si atëherë dhe sot, nuk bëhet përgjegjes kush’, shkruan ai.






- Prodi për Milanon, një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës - 22/10/2026
- Nga teoritë konspirative në TikTok te dhunimi i Ramës në 97-ën, çfarë shikonte Berisha në iPad gjatë kaosit në Kuvend? - 22/10/2026
- Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva - 22/10/2026