11.5 C
Tirana
26 / 01 / 2026

“Ai vë zjarre… dhe kënaqet duke parë zjarrfikësit duke punuar”, biografi Michael Wolff: Trump kërkon vetëm vëmendje, nuk do e marrë Groenlandën

Shpjegimi pas ndryshimit të qëndrimit të Donald Trump ndaj kërcënimeve të tij publike për të blerë Groenlandën jepet nga biografi i tij, Michael Wolff, i cili hedh dritë mbi sfondin e deklaratave që shkaktuan një sensacion ndërkombëtar.

Duke folur në podkastin Inside Trump’s Head, Wolff argumentoi se deklaratat e Trump për një pushtim ushtarak të Groenlandës ose vendosjen e tarifave ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtuan planet e tij nuk kishin përmbajtje thelbësore që nga fillimi.

Sipas tij, qëllimi i vërtetë i këtyre kërcënimeve nuk ishte gjë tjetër veçse të krijonte zhurmë dhe të tërhiqte vemendjen. Siç tha ai, Trump po kërkonte pikërisht këtë, të drejtonte vëmendjen nga vetja dhe të nxiste spektaklin politik.

Wolf u shfaq kategorik, duke thënë: “Ne jemi një nga të paktët që thamë që në fillim se kjo nuk do të thotë asgjë. [Trump] nuk do ta marrë Groenlandën. Ai nuk do t’i zbatojë këto tarifa. Kjo nuk ka asnjë kuptim ”, një deklaratë që ai i bëri bashkë-prezantueses së podkastit, Joanna Coles.

Në vlerësimin e tij, ishte thjesht një tjetër “kapitull i Trump”, i cili ishte i destinuar të “mbyllej”: “Ai do ta përdorë atë sa më shumë që të mundet për të tërhequr vëmendjen … dhe kjo është vërtet ajo që ai dëshiron: të jetë në qendër të botës edhe një ditë tjetër.”

Autori vuri në dukje se mbulimi i gjerë i çështjes së Groenlandës nga media ndërkombëtare funksionoi në favor të Trump, pasi i lejoi atij të largonte vëmendjen nga fronte të tjera të hapura, siç janë dosjet Epstein, rrjedha e ekonomisë amerikane dhe imigracioni, fusha në të cilat – siç përmendi ai – sondazhet e tregojnë atë prapa.

“Ai vë zjarre… dhe kënaqet duke parë zjarrfikësit duke punuar”

Si pjesë e analizës së tij, Wolff citoi gjithashtu një koment që, tha ai, ia kishte bërë një bashkëpunëtor i ngushtë i Trump: “ E dini, ai i ndez këto zjarre gjatë gjithë kohës, por nuk është realisht zjarri ai në të cilin është përqendruar. Ajo që i intereson janë kamionët e zjarrfikësve që vrapojnë për të shuar zjarrin.”
Sipas autorit, kjo frazë kap me saktësi strategjinë e presidentit republikan në krijimin e krizave me intensitet të lartë, por pa pasur kurrë ndërmend të zbatojë plotësisht kërcënimet.

Reagimi nga Shtëpia e Bardhë
Deklaratat e Wolff shkaktuan një reagim të fortë nga Shtëpia e Bardhë. Drejtori i Komunikimit, Stephen Cheung, e sulmoi personalisht autorin, duke pretenduar se “Michael Wolff është gënjeshtar, një mashtrues i provuar” dhe se ai “shpik histori nga imagjinata e tij e sëmurë dhe e shtrembëruar”.

Një deklaratë e dytë e Shtëpisë së Bardhë tha se “nëse kjo marrëveshje miratohet, dhe Presidenti Trump është shumë optimist se do të ndodhë, Shtetet e Bashkuara do të arrijnë të gjitha objektivat e tyre strategjike në lidhje me Groenlandën , me shumë pak kosto, përgjithmonë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x