Ka nisur protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.
Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar nga qytetarët që sot “t’i bëjnë gjyqin kryeministrit”, duke marrë pjesë në protestën e thirrur në orën 17:00 para Kryeministrisë.
Pak orë para protestës, Berisha u ka bërë thirrje të rinjve që të “ngrihen në lartësinë e këtij misioni”.
“I bëj thirrje të rinjve të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve.”-shkruan Berisha.
Përmes protestës PD kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa detajet e këtij tubimi po mbahen ende diskrete.
Policia e Tiranës ndërkohë ka merr masa, duke nxjerrë në terren 1300 forca policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë politike. Kryeministria nga ana tjetër ka fortifikuar dyert dhe është e rrethuar. Pritet të ketë prezencë dhe të zjarrfikësve dhe ambulancës sipas protokollit.
Pak minuta para nisjes së protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha shkoi në seli dhe nga aty, u nis me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë.
17:42 Nis protesta përpara Kryeministrisë, Luçiano Boçi: Duhet ta shembim këtë qeveri
Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik. Nuk jemi mbledhur sot as për t’u parë me urrejtje nga perdet dhe dritaret e frikës së pushtetit. Të dashur miq, ne jemi këtu sepse ne vlerësojmë jetën, ne jemi këtu sepse na ka thirrur dashuria e familjes, adhurimi për zotin dhe kombin, na ka thirrur dinjiteti ynë, rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare.
17:00 Nis protesta e Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërrin në Kryeministri
Partia Demokratike do të mbajë këtë të shtunën protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. Vetëm pak minuta nga fillimi i protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e selisë. Nga aty, ai do të niset së bashku me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026