Debatet në Parlament u shoqëruan me tensione dhe replika në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes socialiste Sara Mila, gjatë seancës plenare ku po diskutohej projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Ish-kryeministri Berisha, nga foltorja e Kuvendit, nuk i kurseu akuzat dhe replikat ndaj deputetëve socialistë, të cilët reagonin nga salla kundër akuzave të tij.
“Lëvize kokën ti, lëvize, por po ta them unë që e ke gabim. Shumë shpejt do të pendohesh për atë kokë që lëviz”, iu drejtua kreu i PD-së deputetes Sara Mila.
Në përgjigje, deputetja socialiste reagoi me tone të ashpra.
“Kur s’të vjen turp ty për çfarë i ke bërë Shqipërisë, pse duhet të më vijë mua”.
Replikave mes tyre iu bashkua edhe Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij në seancën plenare iu referua statusit “non grata” të Berishës.
“Ai që e ka marrë non gratën e ka merituar në mënyrën më bindëse dhe kishte të drejtë Sara kur të tha: kur s’të vjen zor ty, pse do më vijë mua”, tha kreu i qeverisë.
- Rregullorja e një korridori nuk mund të “pastrojë” gjykatën nga avokatët - 22/10/2026
- Ligji i ndryshuar për Dhomat e Specializuara, PDK i kërkon presidentes ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim - 22/10/2026
- “PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi! - 22/10/2026