6.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Llogaritë e Championsit; Inter jashtë Top 8, Napoli pranë eliminimit, kombinimet e ndeshjeve të fundit

Pas humbjes së Interit me Arsenalin dhe barazimit të Napolit me Copenhagen, për dy gjigandët e futbollit italian, klasifikimi në Ligën e Fazës së Champions League komplikohet shumë edhe pse perspektiva e të dyja skuadrave është e ndryshme.


Interi ka dalë nga zona e Top 8, por e kanë garancinë se do të luajnë të paktën në playoff, ndërsa për Conte ndeshja e javës së fundit do të jetë një finale, një ndeshje për ‘jetë a vdekje’. Në këtë pikë është e paevitueshme që të bëhen llogaritë për të dyja skuadrat.

Inter, çfarë duhet për të arritur në Top 8? Humbja kundër Arsenalit, e 3 radhazi në Champions League, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë te Interi, e nxori skuadrën zikaltër jashtë tetëshes më të mirë, dhe më konkretisht në vendin e 9. Situata rrezikon të përkeqësohet pas ndeshjeve të kësaj të mërkure teksa në fushë do të zbresin Atletico Madrid, Liverpool, Neëcastle, Chelsea dhe Barcellona që mund ta zbresin akoma më shumë në klasifikim Interin. Për të evituar playoffin, Interi në ndeshjen e fundit është i detyruar të fitojë ndaj Borussia Dortmund në Signal Iduna Park. Por 3 pikët në këtë ndeshje mund të mos mjaftojnë gjithsesi pasi Interit do t’i duhet që të shpresojë edhe në hapat falsë në ndeshjet direkte të rivalëve direkte. E vetmja siguri matematike është kualifikimi në playoff: për të qenë kokë serie në këtë fazë, Interit i mjafton një barazim në Dormund.

Napoli në playoffin e Champions? Kombinacionet. Shumë më e komplikuar është situata e Napolit. Kampionët aktualë të Italisë janë me 8 pikë dhe për momentin në vendin e 23 me skuadrën e Antonio Contes që i ka thënë matematikisht lamtumirë Top 8. Në fakt objektivi i Napolit tani është mbijetesa dhe kualifikimi në playoffin e Ligës së Kampioneve varet në fije të perit. Rreziku që napoli të zbresë në zonën e eliminimit që këtë të mërkurë është konkrete teksa pas tij janë Qarabag, Benfica, Pafos e Union Saint Gilloise që duhet të luajnë ende ndeshjet e tyre. Nëse këto skuadra fitojnë, e nxjerrin jashtë Evrope për momentin Napolin dhe në këtë pikë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit kundër Chelsea në Maradona Stadium. Për Conten ekziston vetëm një rezultat; fitorja, por gjithsesi edhe nëse shkon në 11 pikë, kjo mund të mos i mjaftojnë Napolit nëse rezultatet nga fushat e tjera nuk do të jenë të favorshme. Me pak fjalë, Napoli është i detyruar të fitojë dhe të shpresojë…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x