6.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit e 21 janarit 2011 nuk paraqisnin asnjë rrezik për Kryeministrin e kohës, Sali Berisha dhe nuk kishin si qëllim të merrnin godinën.

“Gjithçka u zhvillua jashtë rrezes së çdo rreziku të imagjinueshëm për këtë godinë dhe lëre pastaj për VIP-in e vetëngujuar brenda saj me hordhinë e vet dhe me gjithë karafilin e tij ambulant lart në tarracë”, tha Rama në fjalën e tij në ceremoninë përkujtimore për 15-vjetorin e ngjarjes.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut të përfundojë hetimet për këtë çështje, të cilën e quajti të pakrahasueshme me çdo çështje tjetër.

“Nëse drejtësia e re nuk bën drejtësi për këtë çështje, do të mbetet e vjetër”, tha Rama, duke kujtuar sërish se prokurorët dhe gjykatësit specialë paguhen më shumë se ai dhe se Presidenti Begaj.

“Gjurmët mund të kenë humbur, por ujku është aty”, tha Rama. “Në krahasim me 21 Janarin, çështjet e tjera janë si kafet e Nexhmies”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x