0.5 C
Tirana
20 / 01 / 2026

Tarifë 1 mld $ për anëtarësimin e përhershëm te “Bordi i Paqes”? Tërhiqet Tony Blair, nuk bie dakord as Carney

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili është emëruar në organin ekzekutiv të “Bordit të Paqes” të Donald Trump, është distancuar nga kërkesa e presidentit që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë për anëtarësim të përhershëm. 

Blair ka refuzuar të mbështesë kërkesën për këto fonde, e cila bazohet në një draft-kartë të organizatës së re. Ky qëndrim shihet si një tjetër sinjal se detajet e “Bordit të Paqes” po shkaktojnë kundërshti midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-ve ndaj projektit të Trump. 

Një zëdhënës i Tony Blair deklaroi të dielën, 18 janar, se ai nuk është i përfshirë në përcaktimin e përbërjes së bordit, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesë publikisht këtë propozim. Zëdhënësi shtoi se çdo pyetje lidhur me tarifën prej 1 miliard dollarësh duhet t’i drejtohet administratës Trump. 

Bloomberg News shkruan se disa vende mund të refuzojnë anëtarësimin në bord për shkak të kushteve të vendosura nga Trump. Vende të tjera mund të pranojnë parimisht t’i bashkohen “Bordit të Paqes”, por pritet të refuzojnë pagesën e tarifës për anëtarësim të përhershëm. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x