Giorgia Meloni pati një bisedë telefonike me Donald Trump, të cilit thuhet se i tha se kërcënimet për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane për shkak të vendosjes së trupave në Groenlandë ishin “të gabuara”.
“Unë besoj se vendosja e tarifave të reja do të ishte një gabim. Fola me Donald Trump disa orë më parë dhe ia thashë mendimin tim”, u tha kryeministrja italiane gazetarëve në Seul, ku ndodhet për një vizitë.
Znj. Meloni tha gjithashtu se foli me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, “i cili më konfirmoi se Aleanca ka filluar të merret me këtë çështje”. Megjithatë, Georgia Meloni u përpoq ta minimizonte tensionin e mosmarrëveshjes duke iu referuar një “problemi të mirëkuptimit dhe komunikimit” midis Evropës dhe SHBA-së në lidhje me Groenlandën.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026