6.5 C
Tirana
11 / 01 / 2026

Rreth lajmit që Altin Dumani po vjen në Kosovë

Nga Berat Buzhala

Do te ishte lajm fantastik, sikur te ishte lajm i vertete. Jo pse Kosova nuk ka prokurore te mire e te zote e trima, po pse mos me ardhe edhe Altini.

Qe ta sqaroj ne krye te heres: Altin Dumani ka me vazhdu me kane prokuror ne Shqiperi, i ka rastet e veta neper dore, mirepo ka marre leje te kryetari i ri i SPAK’ut, me ju mundesu me ardhe ne trajnime ne Kosove, sikur qysh mundet me ardhe ndonje ekspert gjerman, italian a amerikan.

Ambasada Britanike e ka angazhu per nje detyre te tille. Sistemi i drejtesise ne Kosove prej A der ne ZH eshte nderu dhe eshte perkrahe nga amerikanet dhe britaniket.

Dumani ka pervoje te cmuar me ardhe me e nda me prokuroret e Kosoves, posacerisht, ndoshta, qysh me e trajtu pushtetin.

Dumani gjate punes se tij si kryeprokuror ne SPAK, pothuajse ekskluzivisht i ka trajtu ata qe e kane pushtetin, qe e kane qeverine.

Mirepo, per dallim nga Shqiperia, ne Kosove ka prokurore qe e kane tregu nje gatishmeri me i shti brinat me qeverite dhe me pushtetet, ose me kriminelet e niveleve te ndryshmem. Dje e patem rastin e fundit, kur kryeprokurori i Prizrenit e boni blozhde establishmentin e Byrose se Sigurimeve.

Pastaj, Albin Kurti e urren Blerim Isufajn. Nuk ka lane vend as hapesire pa u mundu me e denigru, edhe ne vend te tij me e sjelle far kodoshi, qiso cfare i ka neper qeveri.

A ka mujte me bo ma shume Prokuroria Speciale e Kosoves ndaj krimit dhe korrupsionit ne qeverine Kurti? Po ka mujte.

A ju ka nenshtru Prokuroria Speciale Kurtit dhe Haxhiut? Deri tash jo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x