Eksperti Genc Juka, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në AC2NN, shpjegoi pse Durrësi ka shpesh probleme me përmbytjet.
“Në Durrës tani është problem që uji tërhiqet shumë ngadalë. Po të kesh një sistem të miradministruar, uji tërhiqet menjëherë. Mangësitë në profesionalizëm sjellin këto gjëra. Për shembull, nuk mundet që Bordi i Kullimit, që është ent, nuk pranon ndërhyrje në profilin e tij me tendera. Nuk bëhet me tendera mirëmbajtja. E dyta, duhet një ent siç ka qenë dikur Instituti që gjykonte çdo ndërhyrje që bëhej. Ishte gabim që u hoqën institutet. Në Amerikë ka një Ent Kombëtar Kullimi, që është i atashuar te Departamenti i Mbrojtjes. Nuk po them që të atashohet aty, por të bëhet ent nacional që të ketë arkiva. Durrësi kam bindjen se nuk ka arkiva të projekteve se si kanë qenë. Në Durrës, në fillim të viteve ’90 punonin 25 eksavatorë për të hequr dherat që bllokonin kanalet kulluese. Po sot, sa eskavatorë ka Bashkia? Mendoj se duhet të jenë 3-4, jo më shumë”, deklaroi Juka.
“Sot në Durrës, në zonën e ish-Kënetës ka banesa dhe biznese, që bëjnë ndërhyrje nëpër kanale të dyta a të treta, duke bllokuar kanalet. Duhet enti që të japë aprovimin për të bërë ndërhyrje të tilla. Në lidhje me hidrovorin, kush e bëri projektin? Kush e aprovoi projektin? Ka ndonjë byro? Duhet të jetë një institucion për këtë punë”, shtoi Juka.
- Gazetari ironizon garën e Meremes për kryetar të PD/ Leka: Po hyre në selinë e PD, hyn me mbiemër Sela e del me Sala… - 01/05/2026
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026
- “BE është bekim për ne”, Rama flet për agjencinë italiane: Kur u pushtua Ukraina, kuptuan se… - 01/05/2026