1.5 C
Tirana
13 / 01 / 2026

Shqipëria në ditën e katërt të përmbytjeve, 13211 ha toka dhe 1587 banesa nën ujë! “Shfryhet” Vjosa, Rama: Do kompensohen dëmet

Në ditën e katërt nga moti i keq, janë 1587 banesa dhe 13211 hektarë tokë të përmbytura.

Bilanci u shpall në mbledhjen e këshillit të Emergjencave Civile të cilin e drejtori kryeministri Rama. Për situatën e krijuar janë vënë në dispozicion 50 milionë euro, dhe sipas kreut të ekzekutivit, do dëmshpërblehen banorët e prekur.

Ndërkohë sot është shfaqur që përmirësim i situatës në disa zona, ku ka nisur tërheqja e ujit.

Në Durrës vijon të mbetet problematike, edhe pse në disa zona ka shenja të përmirësimit. Në Durrësin e Ri (ish-Kënetë), strukturat e emergjencave dhe grupet e shërbimit ndodhen në terren, ku po punohet për normalizimin e plotë të situatës. Paralelisht, vijojnë verifikimet dhe vlerësimet në banesat e përmbytura, ku deri më tani janë konstatuar 2 380 banesa të prekura nga uji. Në qytetin e Durrësit, situata është ende e ndjeshme. Aktualisht janë 356 persona të evakuuar, prej të cilëve 123 janë akomoduar në hotele, ndërsa 304 të tjerë janë strehuar në dy konvaleshencat e ministrive të Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Në Sukth, situata paraqitet disi më e lehtësuar. Në zonën e Vadardhës, uji ka nisur të tërhiqet, megjithatë autoritetet mbeten në gatishmëri për shkak të pasojave të shumta të përmbytjeve. Në këtë zonë janë evakuuar 322 persona, nga të cilët 76 janë strehuar në hotele, ndërsa 246 pranë familjarëve.

Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rënie gjatë natës. Aktualisht, prurjet e ujit janë ulur dhe niveli i ujit te Ura e Mifolit është 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura. Megjithatë, situata mbetet problematike në zonën e Bishanit, ku nënkalimi vijon të jetë i mbuluar nga rreth 2 metra ujë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore.

Situata në qarkun e Korçës vijon të jetë problematike në disa zona, si pasojë e reshjeve të shiut, borës dhe temperaturave të ulëta.

Problematika janë evidentuar në disa zona të bashkisë Gramsh, ku si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike dhe bllokim të fshatrave për shkak të dëborës.

10:07 Rritet niveli i ujërave në qarkun e Lezhës, temperaturat nën zero gradë sjellin ngrica në rrugë

https://youtube.com/watch?v=sodDBE7Yuvw%3Fsi%3DJjoo6FQzOYdaC6Si

Situata në territorin e Qarkut Lezhë paraqitet e qetë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar reshje shiu, por problem mbeten temperaturat nën zero gradë, të cilat kanë sjellë ngrica në disa segmente rrugore.

09:52 Probleme me energjinë elektrike në qarkun e Korçës, rrugë të bllokuara dhe përmbytje tokash bujqësore

https://youtube.com/watch?v=tPKYyfzji8Y%3Fsi%3DkiZr452oL-N3tCZt

Situata në Qarkun e Korçës vijon të jetë problematike në disa zona, si pasojë e reshjeve të shiut, borës dhe temperaturave të ulëta. Sipas OSHEE-së, janë evidentuar problematika në linjat e tensionit të mesëm 10 kV, ku 11 fidera rezultojnë të stakuar, 8 prej tyre pjesërisht. Aktualisht, 1 995 abonentë në zonat rurale janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa zonat urbane nuk kanë ndërprerje.

09:29 Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore. 80 familje janë prekur nga përmbytjet, ku 4 banesa ndodhen në fshatin Cerven dhe rreth 75 në Ferras. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 8 familje, 7 familje me 18 persona në Ferras dhe 1 familje me 2 persona në Poçem, Mallakastër.

09:23 Përmirësohet situata në Shkodër, vazhdon e bllokuar rruga për në Obot

Situata hidrometeorologjike në territorin e qarkut Shkodër paraqitet e qetë dhe pa problematika serioze, bazuar në monitorimin e vazhdueshëm dhe informacionet e raportuara nga bashkitë, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse.

09:02 Ulet niveli i lumit Vjosa/ Problematike situata në fshatin Bishan, ‘nën ujë’ 20 banesa

https://youtube.com/watch?v=icoOgmYevcw%3Fsi%3DisDgGDC4W_nHKzvF

Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rënie gjatë natës. Aktualisht, prurjet e ujit janë ulur dhe niveli i ujit te Ura e Mifolit është 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura.

08:49 “Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë”/ Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve të prekur nga përmbytja

https://youtube.com/watch?v=o1gHmzYfx2o%3Fsi%3D9x2CqHy_LjKjIqHZ

Nga mbledhja e komitetit të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet, kryeministri Edi Rama tha se do të dëmshpërblehen të gjitha banesat e prekura.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x