Partia Socialiste e cila drejton qeverinë, ka një rënie prej 8%, nga 51.2 në zgjedhjet e 11 majit në 44.2% sot.
E njëjta rënie edhe për Partinë Demokratike me 8%, nga 34.3 në 26.3%, si dhe për partitë aktuale të vogla opozitare, nga 13.5% në 5.5%.
Por, nëse PS vijon të mbetet mazhorancë edhe me kaq, dhe PD vijon të tkurret si partia më e madhe opozitare, partitë e reja duket se janë drejt shuarjes, pa u rritur akoma. Rritet pritshmëria e shqiptarëve rritet vetëm tek krijimi i një partie të re.
24% e tyre presin, dhe në rast se ndodh, do të ishte një lajm i keq si për të rinjtë si për të vjetrit e politikës, por veçanërisht për Berishën, i cili aktualisht po mban vendin e dytë komod me vetëm 26%.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026