Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Abdixhiku ka thënë se rezultati zgjedhor ka qenë i papritur dhe se kjo situatë kërkon një reflektim të thellë brenda partisë.
“Ne duhet të respektojmë vendimin e popullit. Nuk arrita ta çoj LDK-në aty ku besoja se duhet të ishte. Kam ndërtuar një ekip me njerëzit më të mirë dhe kemi hartuar programin tonë, por ky është verdikti i qytetarëve dhe ndaj këtij verdikti të gjithë përulemi”, ka theksuar ai.
Ai ka shtuar se mban përgjegjësi të plotë për rezultatin e zgjedhjeve dhe do t’i thërrasë organet e LDK-së për të diskutuar hapat e ardhshëm.
“Duke marrë këtë përgjegjësi, në ditët në vijim do ta thërras Kuvendin e LDK-së, ku do të shpalosim dhe shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë që mbaj si kryetar”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka theksuar gjithashtu se: “Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur dhe dëshiruar. Ky është një moment reflektimi. Kur qytetarët flasin, ne duhet të dëgjojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit mbajnë përgjegjësi, edhe në raste humbjeje të tilla.”
- “Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale - 15/01/2026
- Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale - 15/01/2026
- Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në… - 15/01/2026