11.5 C
Tirana
11 / 12 / 2025

Mimoza Dhëmbi, dekorata që nderon Shtetin

Nga Martin Leka

Sot pashë një status të Shkëlqim Hajdarit, i cili kishte shkuar bashkë me një ekonomist e pedagog të njohur, Pandi Madhin e të tjerë të uronin zonjën Dhëmbi për dekorimin e djeshëm.

“Për pune e urim, tek Moza Dhëmbi.

Dekorimi i znj. Dhëmbi nga Presidenti i Republikës, bën krenar çdo punonjës të shtetit shqiptar!”, shkruan Hajdari në postimin e tij.

Ky reagim më nxiti të shkruaj disa fjalë për zonjën Mimoza Dhëmbi.

Në Shqipërinë tonë të çuditëshme ka shumë njerëz me dekorata.

Ka qenë një përiudhë kur nuk mbeti restorant e shef kuzhine, aktor e pseudo-aktor, humorist e gallataxhi, gjimnast e kronist pa u bërë “Mjeshtër i Madh”.

Aq sa parullën e dikurëshme “Gjithë Populli Ushtar” e shndrruan në “Gjithë populli “Mjeshtër i Madh”…

Dje kjo qasje ka ndryshuar. Të pakten në rastin e dekorimit të zonjës Mimoza Dhëmbi. Presidenti i Republikës ka treguar në këtë rast nivelin e lartë të përgjegjësisë së presidencës dhe dinjitetin e  Shtetit Shqiptar.

Ceremoniali i djeshëm ku u dekorua edhe Moza mes 22 personaliteteve, ishte padyshim një eveniment ku solemniteti tregoi edhe dinjitetin e Shtetit Shqiptar.

Mimoza Dhëmbi prej rreth tre dekada është në krye të Drejtorisë së Buxhetit të Shtetit Shqiptar. Rasti më ka bërë ta njoh edhe personalisht, për shkak të detyrës në një nga institucionet që kanë lidhje me buxhetin e shtetit. Por kjo vetëm sa më nxit të shkruaj për të, sepse atë e njohin të gjithë menaxherët e këtij shteti.

Mimoza Dhëmbi është padyshim sinonimi i njeriut të përkushtuar;

I njeriut të ndershëm;

I njeriut korrekt;

I njeriut të disiplinuar;

I moralit të lartë;

I profesionalizmit të skajshëm;

I antikonformizmit.

I dinjitetit profesional e shoqëror.

Për 33 vjet në detyrën e rëndësishme, zonja Dhëmbi është sinonimi i punonjësit të shtetit korrekt, të paanshëm, pa ndikime politike dhe që për busull ka vetëm detyrën në shërbim të shtetit. Falë këtyre cilësive, ajo u ka rezistuar të gjitha pengesave, duke u bërë shëmbëlltyra e shërbëtorit të ndershëm e të përkushtuar të shtetit të vet.

Jam i sigurtë se shumë njerëz mund të çuditen, pasi presin të shkruaj për njerëz “publikë”.

Moza nuk del nëpër ekrane e media.

Moza e urren protagonizmin.

…Sepse Moza Dhëmbi vetëm punon e shërben.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x