Prej ditës së diel, një rrugë në qytetin Nju-Jork në SHBA, mban emrin e shqiptarit të madh, Isa Boletini. Rruga e cila ndodhet në Staten Island është emëruar falë kontributit të komunitetit shqiptar të Nju-Jorkut për të lartësuar figurën e heroit kombëtar, një prej firmëtarëve dhe kontribuuesve kryesorë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane\.
Lajmin e kishte konfirmuar edhe pasardhësi i Isa Boletinit, Gazmendi, i cili tha se rruga do të ishte përballë asaj të quajtur “Ismail Qemali”.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci. “Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. Isa Boletini në Neë York është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë”, tha ai.
- Ulje-ngritjet e marrëdhënies mes Trumpit dhe Zelenskyt! BBC: Kronologjia e takimeve “kokë më kokë” mes tyre - 29/07/2026
- “Si ta vrasësh Melania Trump”/ Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djalit të saj Barron, ndjekje hap pas hapi - 29/07/2026
- PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci… - 28/07/2026