Për 24 vite, gazetarja e mirënjohur Keida Kostreci ndërtoi një karrierë në Zërin e Amerikës duke sjellë gjithmonë një qasje të qartë në ngjarjet e raportuara. Në mars të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump miratoi një urdhër për shkurtime në shtatë agjenci federale duke shënjestruar disa transmetues ku përfshihej edhe Zëri i Amerikës.
Në programin “Rudina” në Tv Klan, Kostreci komenton vendimin e Trump duke thënë se ishte i dhimbshëm dhe i padrejtë. Ajo shprehet se Zëri i Amerikës kishte një rol të rëndësishëm sidomos në ditët e sotme duke qenë kundërpeshe ndaj faktorëve të rrezikshëm, duke mbuluar ngjarjet e rëndësishme dhe duke sjellë një zë të paanshëm gazetaresk.
Keida Kostreci: Duhet ta qartësoj që megjithëse kapitulli im me Zërin e Amerikës është mbyllur, akoma ajo si çështje nuk ka marrë fund sepse janë akoma dy çështje ligjore ndaj saj, por për këto muaj nuk ka pasur transmetime dhe duket se është final si vendim. Nga ana njerëzore dhe profesionale ishte shumë e dhimbshme dhe unë mendoj që ishte e padrejtë dhe nuk shërben sepse Zëri i Amerikës kishte dhe ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në momentet e sotme ku jemi, me një buxhet të moderuar arrinte të transmetonte në 40 gjuhë dhe ishte kundërpeshë e atyre faktorëve të rrezikshëm në gjeopolitikën e sotme siç është dezinformimi dhe keqinformimi nga aktorë si Rusia dhe Kina, në momente të tilla ku vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë, roli i Zërit të Amerikës ishte dhe do të ishte i pazëvendësueshëm në një moment kur ka disa forca politike, dinamika në të gjithë botën që janë nga një anë të rrezikshme dhe transformuese, Zëri i Amerikës duhet të ishte në pararojë të të gjithë mbulimit të ngjarjeve më të rëndësishme sepse jetojmë në kohë të rrezikshme dhe jetojmë në një kohë kur ndikimi i shba, ndikimi i një zëri të paanshëm të një institucioni si Zëri i Amerikës do ta ndihmonte Amerikën dhe demokracinë në botë. Ishte diçka që e kam përjetuar personalisht shumë, por nga ana tjetër, më shumë humbje se ajo personale është zbrazëtia që lë një institucion i tillë që rrezikon të mbushet nga faktorë malinjë në këtë botë.
- Atletico fitore përballë Interit, Arsenal mund Bayern, Mbape me 4 gola mund grekët, PSV turpëron Liverpulin në shtëpi… - 26/11/2025
- Gazetarja Kostreci komenton mbylljen e Zërit të Amerikës: E dhimbshme dhe e padrejtë - 26/11/2025
- Tronditet SHBA/ Qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet i dyshuari, Trump: Do të paguajë çmim të lartë - 26/11/2025