19.5 C
Tirana
21 / 11 / 2025

Gazment Bardhi sulmon komisioneren e Zgjerimit të BE-së me gjuhën e Berishës: Foli si zëdhënëse e qeverisë Rama

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, sulmoi ashpër komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, duke përdorur tonin dhe gjuhën e Sali Berishës.

Bardhi e akuzoi Kos se u bë zëdhënëse e “qeverisë së korruptuar”. Ai komentoi dhe deklaratën e saj për raportin e OSBE-së për 11 majin.

“E sfidoj komisonerem e zgjerimit dhe çdo zyrtar të BE, që të gjejë një kryeministër, që para se të zbardhet gara rretj 200 mln, shkon kryeministri dhe zv.kryeministri, për të takuar kompaninë dhe më pas hapin garën dhe ia japin kompanisë së paracaktuar, nëse komisionerja Kos gjen një rast të tillë, e pranojmë. Por dua të siguroj shqiptarët se Europa s’ka raste të tilla.

Çdo shqiptar pret nga komisionerja, që në deklaratat e saj të flasë për standardet europiane dhe jo të mbulojë korrupsionin e Edi Ramës. Dua të jem drejtpërdrejtë dhe për faktin e reagimit për raportin e OSBE-së. Këtë se tha as Edi Rama.

Me këtë deklaratë do të turpërohej dhe vetë Edi Rama. Komisionerja e zgjerimit ka detyrimin që të jetë e drejtpërdrejtë me shqiptarët. Komisionerët e OSBE se thanë në asnjë fjalë dhe asnjë gërmë atë pohim.”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x