GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.
Top Channel ka zbuluar dosjen e Gjykatës ku në më shumë se 175 paragrafë argumentohet masa ndaj zv.kryeministres.
“Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy herë dhe në bashkëpunim”, thuhet në vendimin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.
- Reflektimet e së dielës: Për çfarë protestojmë dhe çfarë duam të ndryshojmë? - 26/10/2026
- Shakohoxha: Nuk e di pse s’pranohet ky dialog tani, por lufta me studentët është gjithmonë e humbur/ Nga diskutimi me Ramiz Alinë te refuzimi ndaj Ramës - 26/10/2026
- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin - 26/10/2026