Një aksident i rëndë ka ndodhur para oborrit të shkollës 9-vjeçare ‘Zylyftar Veleshnja’ në qytetin e Çorovodës.
Një fëmijë 8 vjeçar, i identifikuar si D.D është përplasur nga makina që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.B në vijat e bardha, sapo ka dalë nga dera e shkollës. Për pasojë, fëmija ka thyer njërën këmbë.
Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet. Ndërkohë fëmija ndodhet në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)