Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai u pyet nëse do t’i shmanget kreut të SPAK, Altin Dumanit në Kuvend, pas deklaratave dhe ofendimeve që ka bërë në publik ndaj këtij të fundit.
Berisha u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë personale me të dhe se çdo gjë që ka pasur, e ka thënë në publik.
“S’kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallinë qytetarëve. Nëse kërkoj të bëjë pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha ai.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Ndahet nga jeta Bjorn Andresen, “djali më i bukur në botë” që u bë simbol i një epoke - 28/10/2025
- Drejt kandidimit për mandatin e tretë? Trump nuk heq dorë nga karrigia e Shtëpisë së Bardhë, a do ta ndryshojë kushtetutën e SHBA - 28/10/2025
- Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti këtë të martë - 28/10/2025