Nga Gjermania ku mori pjesë në një konferencë në kuadër të ‘Berlin Global Dialogue’, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimit Europian i duhet Ballkani Perëndimor.
Rama përsëriti se Shqipëria do t’i përmbushë ‘detyrat e shtëpisë’ brenda vitit 2027 dhe do të jetë unioni që do të marrë vendimin.
“BE është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik që ka dy kufij. BE ka kufij të jashtëm dhe të ndrendshëm, brenda kufirit të brendshëm jemi ne. Jemi kërthiza e BE. Hezitimi për t’u bashkuar me këtë pjesë, është absolutisht ide jo e mirë. Besoj se për të gjitha ato arsye të mira, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa kemi mundësi edhe ne.
Me BE nuk i dihet kurrë, nuk është bishë e parashikueshme, është një asamble 27-tëshe. Pacient me 27 mjekë dhe të gjithë patolog. Ju duhet që në çdo moment të bien dakord me çdo gjë.
Kemi rënë dakord për një kalendar për të gjitha detyrat e shtëpisë, na duhet që të vazhdojmë t’i mbyllim kapitujt deri në 2027. Ana e tyre e marrëveshjes është që do t’i quajnë të mbyllura kapitujt dhe do kërkojnë ratifikimin nga shtetet anëtare. Për ratifikimin kemi parashikuar edhe dy vite të tjera. Kam dikë të fajësoj nëse kjo nuk do të ndodhë”-u shpreh Rama në Berlin.
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026