Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Zagreb për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.
Zonja Pelosi ka arritur në Zagreb, për të marrë pjesë në samitin “Platforma Ndërkombëtare e Krimesë”.
Millanoviq ka thënë se thirrja për takim i është bërë “shumë vonë” dhe se ai do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci.
“Nëse do të vinte sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanoviq, citon Radio Evropa e Lirë.