Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri shpreh bindjen se mazhoranca do të fitojë shumicën e bashkive në zgjedhjet e 14 majit. Duke folur për Klan News, Gjiknuri theksoi se PS do të sigurojë mbi 40 bashki. “Une mendoj se Partia Socialiste do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive. Mbi 40 bashki Partia Socialiste dhe të tjerat mund të jenë në diskutim”.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste thekson se aleanca e socialistëve do të jetë me qytetarët dhe me të gjithë grupimet shoqërore. “Ne patjetër kemi partnerë shumë grupime shoqërore, shoqata që kanë ndjerë mirëqeverisjen e PS, në nivele lokale do të shohim për të organizuar një pjesë të faktorëve. Akoma nuk kemi marrë një vendim për koalicionin, do ta diskutojmë këtë ccështje. Jam i bindur që ne do të kemi mbështetjen më të madhe të të gjitha grupimeve që duan mirëqeverisjen e këtij vendi. Ccdo gjë është opsion, ccdo gjë është e mundur. Le t’ia lëmë procesit në kohën e duhur”, tha Gjiknuri