Edhe pse u raportua gjerësisht se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën “Liri për Çlirimtarët”, burime të sigurta konfirmojnë se qëllimi i vizitës së saj është krejtësisht privat. Sipas të njëjtave burime, Osmani ka ardhur në Tiranë për një vizitë mjekësore, dhe jo për të marrë pjesë në ndonjë aktivitet politik apo protestues.
Pamjet e eskortës zyrtare të presidentes, e cila kalonte kufirin në të njëjtën kohë kur shumë automjete me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së, kanë shkaktuar konfuzion dhe spekulime në rrjete sociale dhe media.
Megjithatë, burimi sqaron se prezenca e Osmanit në Tiranë nuk ka lidhje me protestën dhe nuk përfshin ndonjë angazhim zyrtar apo politik.
- Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës - 07/12/2025
- “Fundjavë Ndryshe” festoi 10 vjetorin/ Reagon Shkëlqim Hajdari: ”Fundjavë Ndryshe” i përket të gjithë shqiptarëve”! - 06/12/2025
- Zbulohet kalendari i plotë i Botërorit 2026 - 06/12/2025