Deputeti i ‘Rithemelimit’, Tritan Shehu është i mendimit që kandidatët në zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë, kandidatët duhet të jenë politik, teksa thekson se futen në zgjedhje për t’i fituar të gjitha bashkitë. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Shehu ka pasur edhe një mesazh për kolegët e “PD-së tjetër”, duke thënë se duhet të bashkohen me ta e të mos humbin kohë.
“Kandidatët duhet të kenë nuancë politike, por zgjedhja përfundimtare do jetë nga primaret. Synojmë fitoren në të gjitha bashki, ka karakteristika të veçanta, beteja do bëhet për të marrë të gjitha bashkitë, pastaj kur të dalë rezultati, do shikojmë, jam optimist, i kemi të gjitha kushtet, organizimi po bëhet, mos u vononi, mos humbni kohë, ndiqni interesat politike”, tha Shehu.
Ai e cilësoi si gabim të rëndë nëse “pala tjetër”, grupi i Alibeajt do të dilte me kandidat më vetë në zgjedhjet vendore.
“Kandidatët e PD do i nxjerrin primaret, të gjithë kanë të drejtë që të marrin pjesë në primare. Nëse dikush do të dalë të kandidojë më vete , është i lirë, por gabon rëndë.