15.5 C
Tirana
15 / 10 / 2025

PD-PS arrijnë konsensusin e parë në Parlamentin e pas 11 Majit, bashkojnë votat për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Pavarësisht përplasjeve në seanca plenare apo komisione, ku kamerat janë të pranishme, PD e PS kanë tjetër sjellje me njëra-tjetrën në ato mbledhje ku mediat mungojnë.

Megjithëse mesazhet që vinin sot nga brenda konferencës së kryetarëve bënin fjalë për përplasje mes bardhit dhe ballës, në fund dy partitë e mëdha kanë bashkuar votat për ngritjen e dy komisioneve të Posaçme Parlamentare: Për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Ky është konsensusi i parë mes PD e PS në parlamentin e ri, megjithëse Sali Berisha kishte deklaruar se demokratët nuk do të japin asnjë votë pro, pa garancinë që ekspertët e huaj do ti bashkëngjiteshin këtyre reformave.

Njoftimi i Kuvendit:

Pas kërkesës u ra dakord për ngritjen e “Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe “Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.

”Pika e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 20 tetor – 28 nëntor 2025 dhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 tetor – 7 nëntor 2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.

Për pikën e dytë dhe të tretë të rendit të ditës që ishte shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe shqyrtimi i kërkesës “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, Konferenca e Kryetarëve arriti dakordësinë dhe miratoi dy kërkesat në fjalë.

Pika e katërt e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komisionit të përhershëm për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural “Për ngritjen e 3 (tre) nënkomisioneve pranë Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën “Për ngritjen e 3 (tre) nënkomisioneve pranë Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x