7.5 C
Tirana
15 / 10 / 2025

Tirana ndez motorët për zgjedhjet e pjesshme/ Martin Leka: PD nuk fiton përballë makinerisë elektorale të PS

TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpalosur emrat, të cilët do futen ën garë për zgjedhjet lokale të pjesshme të 9 nëntorit në Bashkinë e Tiranës.

Ilir Alimehmeti, nga Partia Demokratike beson se kandidatura e tyre është e papërlyer dhe ka shanse përballë rivalit të saj, si Ogerta Manastirliu.

“Ne këtu diskutojmë një figurë të papëlqyer, publike, ka qëndruar, është i njohur, që s’ka askush që t’i thotë asnjë fjalë si Florjan Binaj vs dikujt, që ka një tufë me afera që po hetohen”, tha ai.

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, i ftuar në “Real Story”, tha se Florjan Binaj nuk ka eksperience në administrim, por theksoi se gjithkujt duhet t’i jepet mundësia për të provuar veten.

“ Është e vërtetë që Binaj nuk ka pasur mundësi për të pasur eksperiencë në administrim. Po ata që i kemi parë që kanë eksperienca në ministri, një pjesë e madhe, këto eksperienca e kanë me vjedhje. Duke dhënë tendera publikë, duke vjedh lekët e librave, ilaçeve dhe rrugëve. Më mirë na duhet një njeri pa eksperiencë, që e dimë që nuk na vjedh”, tha ai.

Gazetari Martina Leka, gjatë diskutimit në studio, u shpreh se Partia Demokratike e ka të pamundur të fitojë Bashkinë e Tiranës, përballë asaj që ai e quajti një makineri elektorale të Partisë Socialiste.

“Opozita nuk e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë për arsye se e di të sigurt se nuk fiton përballë kandidaturës së makinerisë elektorale të PS dhe krahasimet nuk shkojnë”,  theksoi gazetari Martin  Leka/abcnews.al

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x