7.5 C
Tirana
15 / 10 / 2025

Vajza e Robin Williams: Ju lutem, mos më dërgoni më video të babait tim të bëra me Inteligjencë Artificiale

Zelda Williams, vajza e aktorit Robin Williams, ka reaguar ashpër ndaj videove të krijuara me inteligjencë artificiale që përpiqen të rikrijojnë zërin dhe imazhin e të atit. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ajo ka bërë thirrje që njerëzit të ndalojnë së dërguari këto video dhe të kuptojnë se ato janë fyese për kujtimin e aktorit dhe për familjen e tij.

“Ju lutem, ndaloni së më dërguari video me AI të babait tim. Mos mendoni se dua t’i shoh apo se do t’i mirëkuptoj, sepse nuk dua dhe nuk do t’i kuptoj. Nëse po përpiqeni të më provokoni, kam parë shumë më keq. Do t’ju bllokoj dhe do të vazhdoj përpara. Por nëse keni pak dinjitet, ndaloni së e bëri këtë gjë, për të dhe për mua. Për të gjithë, madje. Është marrëzi, një humbje kohe dhe energjie dhe besomëni, nuk është ajo që ai do të donte,” shkruan ajo.

Zelda kritikon ashpër mënyrën se si disa përdorues po shfrytëzojnë figurat publike për përmbajtje në TikTok dhe rrjete të tjera:

“Të shohësh trashëgiminë e njerëzve të vërtetë të reduktohet në ‘pak a shumë ngjan me të, kështu që mjafton’, vetëm që dikush tjetër të prodhojë përmbajtje të neveritshme me ta, është çmenduri. Ju nuk po krijoni art, po bëni hotdogë të tejpërpunuar nga jeta e njerëzve të vërtetë, nga historia e artit dhe muzikës, vetëm që të merrni një ‘like’.”

Në fund, ajo shton një kritikë të fortë ndaj perceptimit të AI si “e ardhmja”:

“Për hir të gjithçkaje, ndaloni së e quajturi ‘e ardhmja’. AI nuk po krijon asgjë të re, thjesht riciklon keq dhe përtyp të kaluarën që të konsumohet sërish. Është si të jesh në fund të zinxhirit të një ‘human centipede’ përmbajtjeje, ndërsa ata në krye qeshin, hanë dhe përfitojnë.”

Ky reagim ka ngjallur debat të gjerë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për të rikrijuar figura publike pas vdekjes dhe mbi kufijtë etikë të “krijimtarisë” dixhitale./E.K 
Burimi: The Guardian 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x