15.5 C
Tirana
16 / 10 / 2025

Zbardhen detaje se si ranë në pranga djemtë e Valbona Selimllarit

Burime policore bëjnë me dije për A2 CNN se djemtë e Valbona Selimllarit, dyshohet në gjendje të dehur, kanë qenë në një nga lokalet e Bllokut dhe aty kanë filluar të bëjnë zhurmë dhe rrëmujë. Më pas, stafi i lokalit i ka nxjerrë jashtë si pasojë e situatës që kanë krijuar.

Edhe jashtë lokalit kanë filluar sërish rrëmujën, aty i ka konstatuar një punonjës policie, të cilin kanë nisur ta ofendojnë dhe ta godasin. Më pas, patrulla e policisë i kanë marrë dhe i kanë shoqëruar në Komisariatin Nr.2.

Edhe aty, kur i kanë futur në dhomat e shoqërimit, kanë kanosur policët që qëndrojnë aty.

Më tej, kanë goditur dhe prishur derën e dhomës së shoqërimit në komisariat dhe kanë dëmtuar edhe kamerën e sigurisë.

Pas këtyre veprimeve te dhunshme nga dy të rinjtë, ndaj tyre është vendosur edhe masa e arrestit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x