7.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Presidentit Begaj vakancën për Bashkinë e Tiranës

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i ka çuar vakancën për Bashkinë e Tiranës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Po kështu, Rama ka çuar vakancat dhe për pesë bashkitë e tjera të cilat janë pa një kryetar. Bëhet fjalë për bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Duke kujtuar se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka ankimuar në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij, mbetet që ligji të interpretohet, teksa është caktuar relatorja e çështjes, por jo data e shqyrtimit. Sipas afatave që paracakton ligji, Gjykata Kushtetuese ka afat katër muaj për të vendosur seancë shqyrtimi të këtij ankimimi. Mbetet për t’u parë nëse vendimi i Kushtetueses do të përkojë me procedurat e ndërmarra nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin e tij.

Sakaq, Presidenti i Republikës, ka afat brenda 48 orëve, duke nisur nga sot, për shpalljen e dekretit.

Kështu, së shpejti do të kemi datën e zgjedhjeve të pjesshme për të gjashta bashkitë në vend, të cilat kanë mbetur pa drejtues.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x