13.5 C
Tirana
07 / 12 / 2025

Vdekja e Lear Kurtit, protestuesit i hedhin miell policëve: Kjo është kokaina juaj!

Disa protestues i janë përgjigjur thirrjes së ‘Rithemelimit’ për të protestuar për vdekjen e Lear Kurtit. Ata janë mbledhur në sheshin para Ministrisë së Brendshme, ndërsa të pranishëm janë dhe eksponentë të PD dhe ‘Rithemelimit’.

Në minutat e para ka pasur tensione pasi protestuesit kanë hedhur miell në drejtim të policëve duke bërtitur: “Kjo është kokaina juaj”. Kështu i përgjigjen ekspertizës se Lear Kurti ndërroi jetë nga mbidoza pasi gëlltiti 2 qese kokainë kur po ndiqej nga policia.

Edhe më parë, një nga protestuesit ka kaluar rrethimin e policisë duke hedhur dhe piketat e vendosura. Kur është larguar, është paralajmëruar nga oficeri i policisë që të mos e kalojë sërish rrethimin pasi është e ndaluar. Por vetëm pak minuta më vonë, tentoi sërish të kalonte rrethimin e policisë dhe filloi të hidhte domate, por u ndalua nga efektivët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x