Drejtori i zyrës së komunikimit në PD, Alfred Lela ka reaguar pasi Silva Caka, ish-deputete e LSI u emërua zv.ministre e Brendshme.
Lela ka ndarë një foto të disa viteve më parë të Cakës, ndërsa shkruan “Pra, Silva Caka nga e dhunuar ka vendosur të bëhet shefe e policëve që e dhunuan”.
Më te ai thekson se “betejat bëhen me ‘kap noj gjo’”, teksa shton se nuk është penduar “që u hodha në folenë e patro-policeve të Rilindjes, për t’i dale zot Silvës, sepse në fakt nuk e dija se ishte ajo, por vetëm një vajzë, cilado vajzë”.
“Pra, Silva Caka nga e dhunuar ka vendosur te behet shefe e policeve qe e dhunuan.
Tani pyes: ka ndryshuar Rama, Policia apo Silva? Apo eshte me e thjeshte: betejat behen me ‘kap noj gjo’? Nuk jam penduar qe u hodha ne folene e patro-policeve te Rilindjes, per t’i dale zot Silves, sepse ne fakt nuk e dija se ishte ajo, por vetem nje vajze, cilado vajze.
Si rregull, nje gruaje nuk i permenden kaloresite. Silvave te pushtetit, po!“, shkruan ai.

- Pleqëria, stina e artë e lirisë, Oriana Fallaci dhe guximi për të mos iu fshehur moshës - 29/10/2026
- Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein” - 29/10/2026
- Pak para Kuvendit, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve, ua lë ftesat mbi sofrën e mermertë! (VIDEO) - 29/10/2026