Zv.kryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen së shpejti.
Pas fitores së thellë të arritur në qarkun e Fierit në 11 Maj ku mori 12 mandate nga 16 gjithsej, Balluku është mandatuar për një tjetër betejë, ku kandidate e Partisë Socialiste do të jetë ish-ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Stafi i zv.kryeministres Balluku nuk e konfirmon ende zyrtarisht lajmin, por burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme që ka zhvilluar kryeministri Rama në PS me ministrat dhe deputetët e Tiranës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Mbretëria e Bashkuar refuzon ‘Bordin e Paqes’, sekretarja britanike: Na është komunikuar se do të marrë pjesë edhe Putini - 22/01/2026
- Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama u përgjigjet deputetëve: Zgjodha të prisja vajzën me lejen e Trump - 22/01/2026
- PD bashkon votat me PS në Komisionin e Jashtëm: 13 vota pro që Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes - 22/01/2026