Analisti Martin Leka thotë se shkarkimi i Erion Veliaj nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, ishte i pritshëm.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se PS e ka marrë seriozisht fushatën, ndryshe nga PD.
Sipas Lekës, PD nuk mund ta fitojë Bashkinë e Tiranës, pasi është e papërgaitur dhe ende nuk ka kandidat.
“Pritej, tani kemi ndryshimin e statusit të Erion Veliaj, nga kryetar i bashkisë, në ish kryetar i bashkisë. Zoti Rama e kishte iniciuar propozimin e Këshillit Bashkiak. PS bëhet gati për fushatë elektorale, ashtu siç zoti Veliaj, do duhet të fokusohet te beteja që ka me drejtësinë. Betejën e ka me akuzat. Nuk kishte padyshim asnjë lloj surprize. Zoti Veliaj, në opinionin tim, duhet të kishte dhënë dorëheqjen shumë kohë më përpara. Veliaj është në pozitë ku ka rënë siguria e fundit, që ishte shkuarja në gjyq si kryetar i bashkisë. Ky është fakt dhe mendoj se kemi dy njerëz, Edi Ramën që është fokusuar te zgjedhjet, siç kemi Veliajn, i cili tashmë e ka lehtësuar veten nga fakti që mund të mbrohej si kryetar i bashkisë. PS e ka marrë shumë seriozisht fushatën, PD është ende në kuadrin e mospërgatitjes totale të saj për zgjedhjet. PD e di që nuk mund ta fitojë Bashkinë e Tiranës. Manastirliu është figurë e konsoloduar brenda PS dhe do i tejkalojë votat që ka marrë Veliaj. Patjetër, unë kështu mendoj”, theksoi ai./abcnews.al
- Paketa fiskale 2027/ Leka: Vëmendje shëndetësisë dhe arsimi! Çupi: Kemi të bëjmë me një shtet social - 29/10/2026
- Pleqëria, stina e artë e lirisë, Oriana Fallaci dhe guximi për të mos iu fshehur moshës - 29/10/2026
- Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein” - 29/10/2026