Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e rinj për mandatin e ri qeverisës.
Në një reagim në rrjete sociale, delegacioni i BE shprehet se Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës.
Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.
Në pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagim.
- Gabimi fatal i arbitrit shkruan historinë e zezë të Gjermanisë në Kampionatet Botërore - 30/06/2026
- Nga varfëria ekstreme te heroi i Paraguait, Orlando Gill shiti fanellat dhe këpucët për të ushqyer djalin, dje eliminoi Gjermaninë nga Botërori - 30/06/2026
- Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër? - 30/06/2026