17.5 C
Tirana
09 / 05 / 2026

Ish-zyrtari amerikan mbron UÇK/ Rubin në Hagë: OKB nuk e raportoi mirë situatën në Kosovë

Ish zyrtari i lartë Amerikan, James Rubin, po dëshmon në ditën e dytë në mbrojtje të ish presidentit Hashim Thaçi. 

Në Gjykatën Speciale ai konfirmoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur asnjëherë që të vërtetojnë pretendimet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer veprimtari kriminale dhe vrasje. 

Rubin sqaroi se SHBA-të e konsideruan UÇK-në një organizatë terroriste, por saktësoi se qasja kishte ndryshuar pas kuptimit më të mirë të situatës. 

Gjithashtu kritikoi raportet e Kombeve të Bashkuara përgjatë luftës në Kosovë duke theksuar se realiteti nuk ishte pasqyruar mirë. Rubin u shpreh kundër praktikave të Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë pasi pa arsye po mbajnë ish komandantët e UÇK-së në paraburgim prej 5 vitesh. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x