Gazetari Milaim Zeka tregoi një prapaskenë të ndodhur gjatë luftës në Kosovë, duke u ndalur tek biseda e sekretares amerikane me komandantët e UÇK-së.
“Unë kam hyrë brenda në kështjellë me dokumenta false bashkë me Hashim Thaçin, ishim në një hotel ku ishte edhe bashkëshortja e James Rubin, e mbaj mend që Thaçi mbeti i vetmuar. Ai foli me komandantë të zonave që nuk bindeshin, që në atë kohë i quaja komandantë me mentalitet taleban, me mentalitetin e Hamasit të sotëm.
Aty në mënyrë absolute nuk e kishin navigacionin dhe nuk e dinin se çfarë është të vijë sekretarja e shtetit dhe të të ulet në gjunjë, duke thënë që “pranojeni marrëveshjen sepse ne do ta bombardojmë”. Falë qëndrimit të pathyeshëm të Hashim Thaçit i cili në 24 orë ka fjetur vetëm 4 orë, falë qëndrimit të James Rubinit, që nuk do të hiqte dorë nga pavarësia se ndryshe do ta quanin tradhtarë”, u shpreh Zeka.
- Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier? - 29/10/2026
- ‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror - 29/10/2026
- Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën! - 29/10/2026