Teksa Amerika dhe bota mbarë shënojnë përvjetorin e njëzetekatërt të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, presidenti Bajram Begaj ka rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara,” shkroi kreu i shtetit nëpërmjet në rrjetet sociale.
Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Sulmet ajrore në vitin 2001 lanë të vrarë 2,977 civilë, zjarrfikës dhe policë të kombësive të ndryshme. Ato u planifikuan nga Al-Kaeda në Afganistan, e cila mobilizoi kamikazë për të marrë nën kontroll katër avionë me pasagjerë, dy prej të cilëve goditën Kullat Binjake në Nju-Jork, njëri ra në godinën e Pentagonit dhe i katërti në një fushë të hapur në Pensilvani.
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026