Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, pas kritikave nga kryeministri Edi Rama.
“Si mund të merren në punë në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit, si mundet kjo Ermal. Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori aty s’është ndërruar një por 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut kemi kaluar nga krahut tjetër të marrim. Të vihen njerëz jashtë profilit është e papranueshme”, kanë qenë këto kritikat e Ramës për Dredhën gjatë muajit korrik.
Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.
Ai ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku ndante aktivitete që organizoheshin në qytetin e Vlorës.
Në një postim më herët sot, Dredha ka falënderuar bizneset që bashkëpunojnë në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike.
“Falenderime për bizneset, në Bulevardin e qytetit, që po bashkëpunojnë çdo ditë, në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike”, shkruan ai.
- Porosia e kahershme dhe aktuale e Faik Konicës: Shqiptarët duhet të mësojnë të duan Shqipërinë - 29/10/2026
- Ish-ministri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton 10 dhjetorin për shqyrtimin e çështjes së Saimir Tahirit - 29/10/2026
- Sondazhet alarmuese/ Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ekspertët: Testi më i rrezikshëm i Donald Trump, ja çfarë pritet të ndodhë! - 29/10/2026