Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar konsultime zyrtare brenda aleancës, një veprim i rënë dakord midis tij dhe presidentit Karol Nawrocki.
Neni përcakton një mekanizëm për konsultime midis palëve në traktat në rast të një kërcënimi për integritetin territorial, pavarësinë politike ose sigurinë e njërës prej palëve.
“Konsultimet me aleatët kanë marrë formën e një kërkese zyrtare për të aktivizuar Nenin 4 të NATO-s”, shpjegoi kryeministri polak Donald Tusk në një fjalim para Sejmit, dhomës së ulët të parlamentit polak.
“Sulmi me dron përfaqëson një moment të paprecedentë në historinë e NATO-s, por edhe në historinë e kohëve të fundit të Polonisë”, tha Presidenti polak Karol Nawrocki, duke specifikuar se kishte qenë në kontakt të rregullt me vendet aleate dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Ndërkohë i ngarkuari me punë i Rusisë, Andrei Ordash, në Varshavë është thirrur nga Ministria e Jashtme polake.
“Ne besojmë se akuzat janë të pabaza. Nuk është paraqitur asnjë provë që këto dronë janë me origjinë ruse”, tha, Andrei Ordash, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Polonia e ka cilësuar të paprecedentë sulmin me dronën në hapësirën e saj ajrore, ndërsa kanë ndërkombëtarët kanë shprehur solidaritet me Varshavën.