17.5 C
Tirana
04 / 02 / 2026

Mesila Doda: PDIU do garojë e vetme në zgjedhjet lokale, hapja e dosjeve? Demokratët duhet ta kishin votuar!

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda bërë sot me dije se partia e saj do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 2023.

Kështu ajo ka vulosur faktin se PDIU do të dalë me një listë. Sipas Dodës, kandidatët më të mirë nuk janë ata që do të garojnë përballë Ramës për të fituar, por kandidatët që njohin qytetin dhe shqetësimet e qytetarëve.

Doda: Këto zgjedhje kanë një veçanti. Koalicione nuk ka më, se janë hequr. Nuk ka asnjë mundësi të jesh në një koalicion dhe të jesh në lista të veçanta. PDIU do të garojë e vetme siç i takon në bazë të kodit elektoral.

Ky është misioni ynë. Kryetari i partisë mund të ketë takime të ndryshme, por kjo është vendimmarrje e jona. Ne jemi të detyruar të dalim me një listë që është lista e PDIU-së.

Pas 13 oresh diskutime në Kuvend ditën e djeshme, u miratua me 94 vota pro ligji për Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Demokratët mbështetës të Sali Berishës nuk ishin të pranishëm në Kuvend në momentin e votimit, ndërsa Grupi që mbështet Alibeajn votuan pro ligjit.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e “Radarit Informativ”, në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se fakti që kjo nismë është ndërmarrë nga një forcë politike e majtë është e rëndësishme. Sipas saj, ky ligj duhet të ishte bërë nga demokratët.

Doda: Ne kemi çuar nismën për dekomunistizimin, bashkë me dekriminalizimin. Edhe krimet që janë bërë në atë kohë quhen vepra penale dhe nuk ke si mos e renditësh krah dekriminalizimit, por nuk u mor parasysh. Ne kemi kërkuar edhe heqjen e simboleve të komunizmit. Nga an tjetër fakti që po e bën një forcë e majtë na bën që të jemi akoma më reflektivë drejt vetes, jo sepse nuk ka pasur nisma e djathta, por sepse nuk i ka çuar në fund dhe nuk i ka kurorëzuar me sukses

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x