Ambasada Amerikane priti sot në takim deputetët e rinj të Kuvendit.
Sipas njoftimit të ambasadës, takimi u zhvillua për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit.
Ambasada Amerikane në Tiranë thekson se pret me kënaqësi të punojë me deputetët e rinj të legjislaturës së ardhshme që pritet të nisë në shtator.





“Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, ka shkruar Ambasada Amerikane.
- “Dumani luftarak, nuk e ka trembur presioni”, Xholi: Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova - 11/12/2025
- Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori britanik, Gonzato dhe VanHorn e SHBA mbërrijnë në KLP, do të monitorojnë procesin - 11/12/2025
- “Gaz Bardhi do të shpëtojë Bankersin”, Bardhi sulmon Grida Dumën: Qenka lodhur shumë, në SHBA gënjeshtrat vijnë me vonesë - 11/12/2025