Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën më datë 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Meta i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Caktani do të firmosë mbylljen e hetimeve.
E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho. Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë - 31/10/2026
- Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së - 31/10/2026
- Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë - 31/10/2026