Kryebashkiaku i Finiqit, Romeo Çakuli, i është përgjigjur me humor kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën për shkarkimin e drejtuesve të institucioneve në varësi.
Sipas burimeve të Report Tv, gjatë një takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarëve të bashkive, Çakuli është shprehur: “Do i shkarkoj të gjithë drejtorët dhe do i marr përsëri në punë pas një jave.”
Deklarata, ndonëse e thënë me një ton që është interpretuar si ironik nga disa, është parë si një qëndrim reflektues mbi vlerësimin e performancës së stafit dhe vazhdimësinë në administratë.
Nga ana tjetër, deklarata nuk është shoqëruar me një qëndrim zyrtar të bashkisë apo ndonjë dokument konkret mbi veprimet që do të ndërmerren.
Rama ka kërkuar dorëheqjen kolektive të të gjithë drejtorëve vendorë si pjesë e një nisme për rritjen e standardeve dhe përgjegjshmërisë në administratë.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026