Granit Sokolaj, drejtues i qendrës “Alert”, i ftuar në emisionin Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, komentoi aksionin e fundit për sekuestrimin e gjithë bulmetit që tregtohet pa faturë në Shqipëri, i cili ka nisur zbatimin këtë të hënë.
Sokolaj vuri në dukje se situata në vendin tonë mbetet shumë pas edhe krahasuar me vendet fqinje:
“E lëmë BE-në, ti nuk e ke as Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut me qumësht në rrugë. Janë më lartë se ne edhe me bazën ligjore, edhe pse me një numër shumë më të vogël inspektorësh, po ashtu edhe Maqedonia e Veriut, nuk gjen një shishe gjumësht në rrugë.
Dy qebapa në Kosovë t’i japin me faturë. E kanë filluar shtetin nga niveli zero, por e kanë ndërtuar në nivelin e duhur”, tha ai.
- Kryeministri Rama nis takimet në Miçigan. Bizneset vlerësojnë hapjen e dyerve për investime në energji dhe turizëm - 20/09/2026
- Gold AG: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK! Hajnat tanë i kanë spiunuar - 20/09/2026
- Trump përgatit sanksione të forta ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, WSJ: Mund të ndalohen transaksionet në dollarë - 20/09/2026