Në 30 minuta mbledhje me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.
Duke cituar burime nga kjo mbledhje, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se Rama është shprehur se:
“Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”.
Nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.
“Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër”-citohet të ketë deklaruar Rama.