22.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

“Asnjë tolerancë, çdo ngrehinë do rrafshohet”/ Rama i prerë për ndërtimet pa leje: Sot do konfiskohet…

Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë për ndërtimet pa leje dhe aksionin që po ndërmerret në Theth dhe në të gjithë vendin, duke u shprehur se nuk do të ketë asnjë tolerancë.

Gjatë takimit të sotëm me strukturat vendore, Rama tha se sot do konfiskohet edhe një pallat në qytetin e Vlorës, që është në shkelje. Kreu i ekzekutivit tha se ky proces synon ecjen përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet tha Rama.

“Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës  që është në shkelje të ndërtimit. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hymë në BE. Ta harrojë kushdo qoftë. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më. Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet.

Nuk do ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Të gjithë skuadrat që morën 83 mandate të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët pengohen çdo ditë nga ata që me guxim të tepërt dhe mbylljes së syve kanë pushtuar hapësirat publike. Tirana është zona më e nxehtë. Nuk ka lagje e bllok banimi që mos ketë zaptuesin e vetë.

Ka filluar të bëhet një punë e mirë por ka nevojë në të gjithë territorin. Kjo do jetë rilindja urbane 2.0 në Tiranë dhe në gjithë qytetet e mëdha. Lezha ka më pak problematika, Durrësi Tirana, Vlora, Fieri, Elbasani… Korça më pak problematike. Në vijën bregdetare duhet të ketë një presion të rritur ndaj të gjithë atyre që zaptojnë territore. Do të jetë jo e lehtë, por e pandashme.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x