Shtohet numri i personave që derdhin kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore në vend.Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2024 u regjistruan 843 mijë e 867 kontribues ose rreth 17 mijë më tepër nëse e krahasojmë këtë me një vit më parë.Nga sektori privat ose nga personat që punojnë pranë bizneseve u shtuan rreth 8 mijë persona që derdhin detyrimet pranë sigurimeve shoqërore.Kjo e ndikuar edhe aksioni i ndërmarë për deklarimin real të pagave nga punëmarrësi por edhe deklarimi i më shumë punonjësve.
Një rritje më e fortë e numrit të personave që derdhin kontribute shoqërore është regjistruar sidomos nga fermerët por impakti në skemë mbetet i kufizuar për shkak të pagesës së ulët të kësaj kategorie krahasuar me të punësuarit në fusha të tjera të ekonomisë.Sipas ët dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjatë vitit 2024 u shtuan 13 mijë e 415 kontribues të vetëpunësuar në bujqësi krahasuar kjo me vitin 2023.
Ndërkohë të dhënat për kontribusit të punësuar në shtet kanë pësuar një rritje më të ngadaltë.Janë mbi 1200 persona më tepër që i janë shtuar listës së sigurimeve shoqërore nga administrata vitin e kaluar .
Nga të dhënat vërehet se si pasojë e rritjes së numrit të kontribuesve edhe deficiti i skemës që u mbulua nga buxheti i shtetit po ulet .Rezultojnw se kanw dalë 11.3 milionë euro më pak gjatë vitit 2024 nga arka e shtetit për të mbuluar skemën e pensioneve nëse e krahasojmë me 2023.
Qeveria ka parashikuar së fundmi të reformojë skemën e pensioneve, duke ndërhyrë në moshën daljes në pension për burrat dhe gratë e deri te rritja e pensionit mesatar apo dyfishimi i përfituesve të pensionit social
- Çfarë përmban propozimi i Trump për armëpushim dhe a mund t’i japë fund luftës së Izraelit në Gaza? - 07/07/2025
- Raundi i parë i bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje - 07/07/2025
- Izolohen tri vatra zjarresh në vend, MM: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar - 07/07/2025