31.5 C
Tirana
29 / 06 / 2025

Seanca e fundit e kësaj legjislature/ Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për bashkëpronësinë. Ndërkaq shtatori nuk do të presë 63 opozitarë, pasi 11 maji solli një tkurrje.

Java e ardhshme do të jetë hera e fundit që do të ulen në karrigen e parlamentit 63 deputetë opozitarë të cilët 4 vite më parë dolën nga lista e pd.

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit e kësaj legjislature, ndërsa në shtator në ulëse do të jenë 83 deputetë të PS dhe vetëm 50 të PD. Për herë të parë mundësia paraqitet me dy parlamentarë ndërsa me nga një është Lëvizja Bashkë

Sa i përket seancës së 3 korrikut, një ndër projektligjet më të rëndësishme që pritet të miratohet është ai për bashkëpronësinë në banesa, të cilën qeveria e ka cilësuar si të domosdoshme për procedurat ligjore dhe duke vendosur detyrime të përbashkëta për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre.

Ndryshimi ligjor parashikon gjithashtu krijimin e një “libri të bashkëpronësisë” nga pushteti vendor, një dokument zyrtar që njeh pronarë të hapësirave të përbashkëta.

Ligji i ri e rregullon këtë situatë, duke i njohur të gjitha këto si bashkëpronësi të banorëve dhe duke vendosur detyrime.

Një tjetër detaj i këtij ligji është e drejta e administratorëve që të hapin llogari bankare të posaçme për menaxhimin financiar të godinës, ku do të ruhen pagesat mujore për pastrim, mirëmbajtje, si dhe një fond rezervë për emergjenca apo projekte të veçanta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x