Europa po mbyll një javë përvëluese me temperatura që i kaluan 40 gradë Celsius dhe që shkaktuan zjarre në disa rajone të kontinentit.
Më të forta zjarret kanë qenë në Turqi, ku u raportuan vatra të fuqishme në Izmir, Bursa, Tekirdag, Sakarya dhe Adana. Një operacion i gjerë i autoriteteve është vënë në lëvizje për përballimin e situatës. Një avion zjarrfikës u rrëzua në Adana teksa merrte ujë në një digë, ndërsa vijojnë kërkimet për pilotin.
Edhe në Greqi nuk kanë munguar vatrat e zjarreve. Shumë athinas nxituan drejt plazheve, ndërsa vala e parë e madhe e nxehtësisë e vitit goditi vendin. Termometri shënoi mbi 40 gradë.
Turistët dhe vendasit, si në Spanjë ashtu edhe në Portugali, e kanë pasur të pamundur lëvizjen gjatë ditës me temperatura ekstreme deri në 44 gradë Celsius. Autoritetet portugeze paralajmëruan se i nxehti do të përfshijë të gjithë vendin.
Ato u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre, duke paralajmëruar se kushtet e thata dhe erërat e forta mund të ushqejnë flakët.
- “Nuk rri më shtrirë në shtrat dhe ndjek garat”: detaje mbi shëndetin e Schumacher - 26/01/2026
- “Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm - 26/01/2026
- “Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta - 26/01/2026